“Vlora pa Drita Pelingun”, Gjika: Ishte krenaria e qytetit tonë
Mbledhja e Keshillit bashkiak ne Vlore ka nisur me nje minute heshtje ne nder te aktores, Drita Pelingu, e cila nderroi jete jete nje dite pare dhe ishte nje nga emrat me te njohur te ketij qyteti ne boten e artit.Aktorja, Drita Pelingu, ka qene nje prej figurave qe krenonte dhe lartesonte emrin e qytetit tonë. Keshtu do te shprehej Shpetim Gjika, kryetar i bashkise se Vlores.Me propozim të bashkise Vlorë, në 22 prill 2010, Këshilli i Bashkisë së qytetit, me Vendimin Nr.17, e ka vlerësuar artisten e madhe Drita Pelinku me titullin më të lartë "Qytetar Nderi i Vlorës" "Për kontributin e spikatur si aktore, regjisore dhe pedagoge e shquar, Mjeshtre e Madhe e Punës dhe model i artistit të vërtetë shqiptar".Nderkohe qe mbahej mbledhja e keshilli bashkiak , ne Tirane mbaheshin homazhe ne nder te aktores perpara se familjaret, miqte, koleget e dashamiresit ti jepnin asaj lamtumiren e fundit.