Rreziku nga lumi Buna, thellimi i shtratit mbeti vetëm një projekt

Kjo eshte ajo çfare shihet qarte ne te gjithe shtratin e lumit Buna, i cili gjate viteve te fundit u kthye ne makthin e banoreve te zones se Nenshkodres, duke i permbytur disa here me radhe. Megjithate si zgjidhje u pa thellimi i shtratit te lumit, i cili do te evidonte permbytjet e çdo viti te banoreve te zonave te Anes se Malit dhe te Dajçit.Rreth 1 miliard leke ishte fondi qe u parashikua si zgjidhja per kete investim, por edhe ky, ashtu si shume te tjere do te ngelej vetem ne tryezat e zyrtareve te larte te shtetit apo edhe takimet bilateriale mes drejtuesve te shtetit shqiptar dhe atij malazez.Vetem gjate permbytjeve te 2010-tes u pane makinerite, te cilet thelluan shtratin e ketij lumi per tu zhdukur e mos tu kthyer me. Rreziku i permbytjeve vazhdon te kercenoje banoret e zones, te cilet shpresojne vetem tek nderhyrja e qeverise dhe mungesa e reshjve.