Rreziku në shkolla, kaos në rrugë, mungojnë elementët e mbrojtjes
Mungesa e elementeve mbrojtes te rrugeve dytesore prane institucioneve arsimore ne Fier eshte nje rrezik evident per jeten e nxenesve te shkollave. Situata me alarmante paraqitet prane shkolles “Andon Xoxa”, ku elementet mbrojtes rrethues mungojne totalisht. Si te mos mjaftoje kjo, edhe qarkullimi i mjeteve ne kete segment eshte totalisht i pakontrolluar nga policia rrugore.Pavaresisht faktit se kjo eshte rruge vetem me një kalim, levizja e automjeteve kryhet sipas deshires se drejtuesve te tyre, pa respektuar asnje tabele apo rregull te qarkullimit rrugor. Pamjet jane vertet te frikshme, ndersa rreziku per aksidentimin e nxenesve qe marin dije prane kesaj shkolle eshte me prezent se kurre.Kjo situate paraqitet pothuajse ne te gjitha shkollat e qytetit te Fierit. Drejtoria Arsimore ne bashkepunim edhe me bashkine Fier, kane hartuar nje projekt per nderhyrjen ne ambjentet e tyre por mungesa e fondeve ka bere qe ai te mos vihet kurre ne zbatim.