Ndotja masive e lumenjve, mbeturinat derdhen të gjitha në det
Nuk mund te quhet me plazh, por vendgrumbullim mbeturinash. Behet fjale per zonen bregdetare te Gotulles, ku papasteria eshte ne nivele alarmante si pasoje e mbeturinave qe derdhen ne kete plazh nga prurjet e lumenjve Droje dhe Ishem.Ndotja e larte e mjedisit duket se po venit kete zone te virgjer, e cila prej kohesh nuk ka njohur qofte edhe nje nderhyrje te vetme nga instancat perkatese.Mungesa e rruges automobilistike,shperthimet e dinamitit ne det, mbledhja e paskrupullt e mbeturinave te ardhura nga Lana, por edhe gjithe zona e Fushe Krujes, ben qe me te drejte turizmi ne kete zone te mos ekzistoje.Te vetmit banore jane peshkataret te cilet shprehen se per vite me rradhe kjo zone ka akumuluar mbeturina te sjella nga lumenjte,nderkohe qe niveli i ndotjes vazhdon te rritet nga dita ne dite.Ne nje kohe kur ne Shqiperi flitet per promovimin e vlerave turistike dhe venien e tyre ne shfrytezim, nje realitet i hidhur vjen nga i ashtequajturi plazhi i Gotulles, qe deri me sot nuk ka patur kurre vemendjen e duhur per shfrytezim, c'ka do te ndikonte ne menyre direkte jo vetem ne shtimin e plazheve ne axhendat turistike qe mund te ofroje vendi yne,por edhe ne gjendjen ekonomike te banoreve te saj.