Gjosha, Svensson: Suedia shpreson në marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot z. Patrik Svensson, i ngarkuari me punë a.i. i Suedisë në Shqipëri.Z. Svensson tha se Suedia është mbështetëse e fortë jo vetëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.Ai shtoi se Suedia po e pret me padurim Progres Raportin e mes tetorit dhe se shpreson shumë që ai të jetë pozitiv për Shqipërinë e ti japë asaj statusin e vendit kandidat.Ministrja Gjosha nga ana e saj theksoi rëndësinë që ka procesi i integrimit për qeverinë e re. Duke shpresuar shumë tek një raport pozitiv i BE në mes të tetorit, ajo shtoi se Ministria që ajo drejton po punon që opinioni publik të përfshihet në procesin e integrimit dhe të jetë sa më aktiv në të.Më tej, dy bashkëbiseduesit folën për rëndësinë e klimës pozitive në parlament dhe për bashkëpunimin dhe dialogun midis pozitës dhe opozitës.Në fund të bisedës, bashkëbiseduesit shprehën vullnetin për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Suedi duke intensifikuar vizitat reciproke në të dy vendet ashtu edhe duke bashkëpunuar në projektet e përbashkëta.