Prerja e pyjeve, bllokohen tre automjete me lëndë drusore, 2 të arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2013, 15:43
Drejtoria e policisë së Lezhës ka proceduar tre persona në Lezhë e Mirditë, ndërsa ka vënë në pranga dy persona në Laç, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.Ndërkaq forcat e policisë kanë bllokuar 3 automjete me lëndë drusore në Lezhë, Laç e Mirditë, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale të 'prerjes së paligjshme të pyjeve'.