Toni Blair “Kryeministër i Shqipërisë” për një ditë, drejton mbledhjen e qeverisë

Kryeministër i Britanisë së Madhe për 10 vite, Toni Blair, ka marrë “timonin” e qeverisë së Tiranës zyrtare. Në mënyre simbolike ai drejtoi mbledhjen e Qeverisë shqiptare për të ndarë me ministrat e kabinetit Rama, vizionin e një qeverisje eficente, ku objektivat të kthehen në gjëra të prekshme për qytetarët e këtij vendi.“Sot u ul në krye të tryezës së Këshillit te Ministrave lideri i madh dhe miku i madh i shqiptarëve Tony Blair, që së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë. Mbledhja ishte e paharrueshme, biseda mbresëlënëse dhe rruga e punës së përbashkët e hapur më së miri. Thank you TB!” shkruan në fb Kryeministri Rama.Toni Blair ka mbërritur sot në Tiranë për të konkretizuar ndihmën e tij ndaj Qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.