Shkrihet Këshilli bashkiak, e majta nuk shkon në mbledhje, gati zgjedhjet e reja
Ka dështuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përpjekja për të zhvilluar këtë mbledhje pas plot 5 muajsh bllokim ka dështuar pasi nuk janë paraqitur këshilltarët e majtë.Mbledhja ishte thirrur nga nënkryetari i këshillit Zamir Ndroqi. Pas dështimit të sotëm Këshilli Bashkiak i Tiranës shkon drejt shkrirjes dhe pritet të ketë zgjedhje të reja.Në mbledhjen e sotme pritej të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Bashkiak, si dhe të miratoheshin këshilltarët e rinj, pas largimit të atyre që kanë paraqitur dorëheqjen pasi kanë marrë mandatin e deputetit.Bllokimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës erdhi pas vendimit të LSI-së për të dalë nga koalicioni me PD dhe për të kaluar në një kolaicion të ri me PS, duke krijuar kështu balanca të reja në Këshillin Bashkiak."Kur këshilli nuk mblidhet për shkak të mungesës së anëtarëve të tij gjatë tre muajve, duke filluar nga data e mbledhjes së fundit të tij, këshilli quhet i vetëshpërndarë. Vetëshpërndarja pasohet me zgjedhje të reja për këshillin përkatës dhe sekretari i këshillit komunal ose bashkiak, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3 mujor, njofton prefektin" shkruhet në nenin 31 në ligjin për organizimin dhe funksionimim e qeverisjes vendore.