Mungon aparati i dializës, pacientët udhëtojnë drejt qyeteteve të tjera

Mungesa e aparatit te dializes detyron rreth 70 paciente nga qarku i Korçes te udhetojne deri ne qindra kilometra per te marre kete sherbim jetik per ta.Ata detyrohen te udhetojne tre deri ne kater here drejt Tiranes, Elbasanit apo edhe Struges per te bere dializen. Ky stermundin e perkeqeson me shume gjendjen shendetesore te pacienteve, ndersa per familjaret do te thote me shume lodhje dhe kosto financiare.Situata pranohet edhe nga drejtori i Spitalit te Korçes, Ylli Qirinxhi, i cili thote se problemi eshte prezent prej vitesh. Qirinxhi thote se ka bere te gjithe perpjekjet per vendosjen e nje aparati dialize, por kerkesa nuk eshte marre kurre ne konsiderate.Për të gjithë të sëmurët, spitali i Korçës merr përsipër shpenzimet e udhëtimit në spitalet e vendit ku ofrohet ky shërbim. Por sipas vetë përfaqësuesve të spitalit, paratë që janë harxhuar në vite mund të investoheshin për të blerë një aparaturë të hemodializës dhe specializimin e mjekëve.