Lezhë, vetëvaret në banesën e tij 54- vjeçari

Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë, ku shtetasi Gjon Doda 54 vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe arsyet që e kanë çuar 54 vjeçarin në vetflijim.