Tiranë, bie makina në lumë, shpëton fëmija 7-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2013, 14:54
Një fëmijë ka shpëtuar për mrekulli paraditen e sotme pasi makina në të cilën ndodhej ra në lumë.Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Ura e Beshirit në Tiranë ku 7-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka ulur frenat e dorës së makinës dhe për pasojë automjeti ka rënë në lumin Erzen.Mësohet se fëmija ka qënë duke luajtur brenda në makinë por fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga automjeti i cili ishte parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.