Berisha “shigjeton” Fylen: Miqtë e Ramës duan destabilizimin e vendit

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se me aktin normativ për ligjin e nënpunësit civil, qeveri ka prerë të gjitha urat që e lidhin me opozitën.Në një prononcim për mediat pas largimit të opozitës nga Parlamenti, Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shkelmuar konsensusin , si aktin më të rëndë në 23 vite të pluralizimit shqiptar.“Në historinë 23 vjecare të marrëdhënieve të forcave të mëdha politike ky është akti më i rëndë në tërë ekzistencën e pluralizmit. Të gjithë ata që kanë ndjekur zhvillimet e vështira demokratike në vend por në tërësi të suksesshme e kanë të qartë se këto zhvillime kanë pasur në bazë ligjet e vendit, kushtetutën dhe konsensusin. Në doktrinën kushtetuese konsensusi ka vlerën e normës kushtetuese, ka rëndësinë e një norme të çmuar. Pavarësisht nga kundërshtitë madhore ai është nderuar dhe ka bërë të mundur të kapërcehen vështirësi të mëdha e serioze, shumë më serioze se kjo e tashmja, në një armiqësi të egër të paimagjinueshme ndaj opozitës qeveria që është në çdo rast përfituese, në një konsensus shkelmon me harbutëri konsensusin me opozitën dhe çon në zero ashtu si do bashkëkryetari i maxhorancën marrëdhëniet me opozitën. Ky është akt shumë i rrezikshëm. Por aktet që vijnë pas janë të paparashikueshme, nëse shkelmon konsensusin ti i pret asaj çdo mundësi që të merreshe vesh me të. Ata që bën këtë veprim nuk duhet ta ndërmerrnin kurrë, ne kishim të garantuar statusin e vendin kandidat, duhet të luftonin për hapjen e negociatave në dhjetor, por nëse ecet me këtë vullnet të ligë për të çuar vendin drejt stabilizimit, se ti pret urat me opozitën, por bën gabimin fatal” tha Berisha.I pyetur në në lidhje me hapat e mëtjeshëm të opozitës, ish-kryeministri Berisha tha: “Zoti Berisha është thjesht një deputet dhe anëtar i PD-së dhe unë do të mbështes të gjitha vendimet e opozitës, por vendimet e krerëve të opozitës janë njëra anë, shkelja e konsensusit është gabim fatal”.