Kokainë për “Vip”në Bolonja, policia italiane vë në pranga çiftin shqiptar

Vihet në pranga në Itali shqiptari që furnizonte me kokainë klientë VIP. Rezat Lepuri, 40 vjeç dhe bashkeshortja e tij për vite me rradhë shpërndanin kokainë për klientë të veçantë, si sipërmarrës dhe persona me karrierë.Në bashkëpunim me gruan e tij arrinte ti gjente klientët përmes internetit. Sipas policisë një dozë kushtonte 150 euro, ndërsa një klinet merrte deri në 30 doza.Gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar një shumë prej 350 mijë euro dhe rreth 200 gr kokainë. Veç tyre ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar edhe 2 apartamente, 2 vetura dhe bizhuteri me vlerë.Ndërkaq u bë e ditur se veç çiftit Lepuri nën hetim është edhe vëllai i bashkëshortes së 40-vjeçarit, i cili mësohet se është kthyer në Shqipëri. Sipas policisë italiane i shpalluri në kërkim ka zëvendësuar në punën e tyre çiftin Lepuri kur ata largoheshin me pushime.Rezart Lepuri kishte 50 blerës të rregullt. Përveç komunikimit përmes internetit, klientët i dërgonin shqiptarit sms me karta të ndryshme, me pas droga dorezohej në qendrën historike të Bolonjës.Shumica e sasisë së drogës së sekuestruar u gjet në garazhdin e 40-vjeçarit, ku policia kishte instaluar një kamera të fshehtë. Kamera ka filmuar çiftin teksa përgatisnin dozat me kokainë.Ata do te perballen me drejtësinë nen akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës në rrjetin e quajtur "Bolonja e mirë". Ndersa autoritetet italiane Iikane kerkuar pales shqiptare arrestimin e bashkepunetorit te tyre.