Italia jo pengesë për TAP, eksperti shpjegon përfitimet e Shqipërisë

Asnjë frikë për dështim të projektit Trans Adriatik, gazsjellesit që transporton gazin azer në Europe.Pavarësisht vendimit të senatit italian për të shtyre ratifikimin e marrëveshjes trepaleshe Shqiperi-Itali-Greqi, eskperti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë, Stavri Dhima, thotë se shteti fqinj i ka të gjitha arsyet për ti hapur dritën jeshile realizimit të projektit.Por cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë nga ky projekt dhe kur do nisë vjelja e fryteve për marrëveshjen që vendi ynë e firmosi në 16 shkurt dhe e miratoi një muaj më vonë në Kuvendin e Shqipërisë?Një studim i "Oxford Economics" tregoi se ndikimi i drejtpërdrejtë i projektit ne ekonomine shqiptare ka gjasa të arrijë kulmin në vitin 2017, kur do të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto me 57 milionë euro.Parashikohet që të krijohen 4.200 vende pune me kohë të plotë dhe të pjesshme. TAP do të sjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë.