Meta, Veljanoskit: Shqipëria, vëmendje të veçantë ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Meta priti gjithashtu edhe Ambasadoren e Republikës Çeke znj. Bronislava Tomášová.
Ambasadorja Tomášová e uroi z. Meta në emër të autoriteteve çeke me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe shprehu gatishmërinë e Republikës Çeke për t’a mbështetur Shqipërinë, veçanërisht në drejtim të ecurisë së procesit të integrimit evropian të vendit.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu vullnetin e tij për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve dhe theksoi se ekspertiza e Republikës Çeke do të ishte një kontribut i vyer për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Duke biseduar mbi zhvillimet politike në vend, z. Meta vuri theksin në rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që i shërbejnë dialogut dhe bashkëpunimit politik mes palëve.
“Puna e Kuvendit do të përqendrohet në rritjen e zbatueshmërisë së legjislacionit dhe në bashkëpunimin konkret me të gjithë aktorët qeveritarë dhe jo-qeveritarë, në interes të përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë” – u shpreh z. Meta.