Paloka: Largimi i opozitës nga Kuvendi, sinjal për qeverinë dhe ndërkombëtarët

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka e ka cilësuar largimin e opozitës nga salla e Kuvendit si një sinjal që I dërgohet qeverisë dhe ndërkombëtare.I ftuar në studion e “Ora Live”, Paloka i cilësoi si mashtrime deklaratat e qeverisë se akti normativ i ligjit për nëpunësin civil është teknik.“Ishte një vendim i përgatitur dhe një vendim logjik për të dhënë një sinjal qoftë për shqiptarët, qoftë për partnerët tanë por edhe një sinjal për qeverinë, që tregon se ato akte që e ka nisur rrugën Rama nuk të çojnë në një përfundim pozitiv. Është një përpjekje e Ramës që akti normativ na qënka një rregullim dhe një detaj i parëndësishëm por ai shërben për shfuqizimin e këtij ligji për 6 muaj.  Ky ligj nuk ka hyrë në fuqi dhe ky nuk është as detaj teknik por bëhet një qëllim të vetëm që Rama dhe Koço Kokëdhima të marrin sinomat e tyre.  Kjo është një tallje me shqiptarët sa i përket personazheve që janë vënë në poste të caktuara. Tek legalizimit shkon Lamja që përpara një periudhe të shkurtër ka theksuar se është donator dhe po i jep para është konflikt interesi. Në një farë mënyre kjo është një pikë pozitve për ne pasi na jep një dorë si opozitë por për është negative për shqiptarët” tha Paloka. Për Gjykatën KushtetueseKreu i grupit parlamentar demokrat u shpreh se opizita pret nga Gjykata Kushtetuese të shpallë si antikushtetues aktin normativ të qeverisë.“Presim që Gjykata t`i japë vendimin që i takon pasi kemi të bëjmë me një akt jo kushtetues.  Ajo që është e rëndë nuk është pjesa ligjore por aspekti politik. BE kur na ka kërkuar vetëm miratimin e 3 ligjeve. Nuk ishin 3 ligjet në vetvete qëllimi por mirëkuptimi mes forcave politike dhe ky konsensus goditet me anë të këtij akti normativ. Ne kemi kërkuar ta bëjmë me referendum sepse nuk merrnim votat e PS-së dhe na u tha që jo sepse qëllimi nuk është miratimi I 3 ligjeve por të marrë votat e të gjithve. Nuk ka ndodhur kurrë në 20 vjet që të prishet konsensusi. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë që ta godasësh konsensusin në këtë mënyrë edhe kur, në kohën kur je në pushtet” u shpreh Paloka.Paloka: Akti normativ rrezikon statusin e kandidatitPor a e rrezikon marrjen e statusit të kandidatit në dhjetor ky vendim i marrë nga qeveria “Rama”?  Kreu i grupit parlamentar demokrat Paloka thekson se po, pasi sipas tij është goditur rëndë kushti themelor i vënë nga ndërkombëtarët që është konsensusi mes forcave politike.Ky veprim i Ramës përveç anës praktike për ta zëvendësuar administratën me njerëzit e tij dhe të Koços mund të ketë edhe anën tjetër që të rrezikohet statusi. Nëse ndodh që ne mos e marrim statusin në dhjetor përgjegjësia do të jetë krejtësisht e Ramës. Po integrimi rrezikohet. Konsensusi ka qënë kushti i fundit që Bashkimi Europian na kishte dhënë dhe ky konsensus sot nuk është më” u shpreh Paloka.Për administratënKreu i grupit parlamentar demokrat u shpreh se spastrimi i administratës përveçse do të sjellë destabilitet në institucione do të sjellë edhe kosto financiare.“Largimi i administratës do të sjellë edhe përballje me gjykatën pasi punonjësit do të kërkojnë dëmshpërblimet por nuk është kjo pjesa e rëndësishme. Kjo administratë është trajnuar, janë shpenzuar para për trajnimin e tyre dhe sot është krijuar një lloj destabiliteti në radhët e saj.  Janë hequr njerëzit brenda natës dhe nuk është zbatuar asnjë lloj procedure për shkarkimin e tyre. Të gjithë ata që janë vendosur janë ushtarë të Ramës dhe të Koços.  Jam i sigurtë që ajo që po ndodh nuk është e kënaqshme as për vetë socialistët” theksoi Paloka.Për deklaratën e RamësPaloka gjithashtu e cilësoi si mashtrim deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama se arka e shtetit është bosh.“Deklaratat e Ramës janë mashtrim pasi të thuash që arka e shtetit është bosh ky është kapitullim. Nuk mund të thotë kryeministri që arka e shtetit është bosh dhe të rri i qetë. Rama doli dhe tha që mos ma vini fajin mua për atë që të ndodhë sepse arka është bosh dhe përgjegjësia është e Berishës. Ai kërkon t`i paralajmëroj shqiptarët se veprimet që do të bëjë nuk janë përgjegjësi e tij” shtoi Paloka.Paloka: Do jemi opozitë e fortë. Uroj që Rama të mos përballet me qytetarëtPor cili do të jetë hapi tjetër i opozitës në lidhje me shtyrjen e ligjit të nëpunësit civil? Kreu u grupit të PD-së Edi Paloka theksoi se opozita do të jetë juajale për vendimet që kanë rëndësi për shqiptarët por në të kundërt ajo do të jetë një opozitë e fortë në mbrojtje të interesave të qytetarëve."Nëse do të bojkotojmë ose jo kjo do të varet edhe nga vendimet që do të ndërmerren por edhe veprimet që do të marrë mazhoranca. Unë uroj që Rama të mos përballet me atë që përfaqësojmë ne. Opozitë e fortë do të thotë se nuk do të tolerojmë që në asnjë rast të preken interesat e qytetarëve, do ti qëndrojmë përballë për çdo veprim që do të ndërmarrin në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Mund të ketë edhe protesta. Reagimi unë mund të varet nga moment" përfundoi Paloka.