Opozita braktis seancën plenare, Paloka: Rama hodhi në erë konsensusin
Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme plenare me betimin e deputetit të PD-së, Mhill Fufi.Kreu i Kuvendit, Ilir Meta më pas njoftoi rendin e ditës, në përputhje të kalendarit të miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve.Sipas tij, akti normativ i qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të ligjit për statusin e nëpunësit civil hyn automatikisht në seancë.Duke folur në emër të opozitës, kreu i grupit demokrat Edi Paloka ka akuzuar Ramën për hedhje në erë të konsensusit të arritur, duke shtyrë me 6 muaj zbatimin e ligjit për nëpunësin civil.
"Këto janë pazaret që rëndojnë sot në kurriz të shqiptarëve. Rama është një personazh pjellë e konfliktit, ai vetëm ka llogaritur interesat e tij, edhe kur ato kanë qenë me pasoja të rënda për shqiptarët. As marrja me qira e blerja e deputetëve nuk e zgjidh problemin” tha Paloka.Menjëherë pas fjalës së tij, opozita ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit duke mos marrë pjesë në shqyrtimin e rendit të ditë.
Ndërkohë Kuvendi ka vendosur sot për lirimin nga detyra e 3 anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Albana Shtylla, Denar Biba dhe Jani Jani.