Nuk deklaruan ngarkesën reale, bllokohen 10 maune me lëndë drusore në Greqi

Policia greke ka bllokuar plot 10 maune me targa shqiptare të cilat transportonin dru për zjarr drejt shtetit helen. Ndalimi i mjeteve është bërë nga anti-krimi ekonomik në aksin rrugor Janinë-Athinë.Pas kontrollove, në bashkëpunim edhe me doganën e Artes, janë gjetur shkelje në peshën e deklaruar të kamionëve, ku sipas të dhënave zyrtare drejtuesit e kamionëve kishin deklaruar 15% më pak ngarkesë.