Rënia e “Murit të Berlinit”, Wolfarth pritje në Ambasadën gjermane në Kuvajt

3 tetori shënon një ditë me rëndësi historike për Gjermaninë, plot 24 vjet nga ribashkimi i dy Gjermanive në një të vetme. Në kuadër të kësaj ngjarje historike, ish ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wolfarth, tashmë ambasador i Gjermanisë në Kuvajt ka mbajtur një pritje në Ambasadën gjermane atje. I ftuar në këtë event ishte dhe Presidenti i RTV Ora News Ylli Ndroqi sëbashku me zonjën e tij, i cili gjendet prej dy ditësh në një vizitë në Kuvajt.

Në një lidhje telefonike për RTV Ora News, Wolfarth tha se "kjo ditë është shumë domethënëse per Gjermanine. Data 3 tetor është dita ku ne festojmë bashkimin e dy Gjermanive dhe një datë që e rëndësishme për të gjithë qytetarë e botës, e mbi të gjitha për qytetarët e Kuvajtit si një vend partner por edhe per qytetarë shqiptarë dhe Shqipërinë prej së cilës kam shumë kujtime të bukura”.  24 vite me pare shenohet nje nder ngjarjet me kuptimplote per njerezimin, renia e Murit te Berlinit. Kjo ngjarje e fiksuar thelle ne kujtesen e atyre qe e preken nga afer, por indirekt edhe ne brezat e mevonshem, te cilet ndoshta ende vazhdojne te ndjejne gjurmet e saj, mund te mos kete qene fundi i "Luftes se Ftohte", por ishte pa dyshim fillimi i ketij fundi.Era e ndryshimit qe zyrtarizohet ne 9 nentor te vitit 1989 pershpejtoi nje sere ngjarjesh, te cilat ishin hallka te te njejtit zinxhir. Bashkimi i dy Gjermanive ne 3 tetor te vitit 1990, shperberja e Paktit te Varshaves ne 31 Mars 1991 e shkalla finale, edhe vete Bashkimi Sovjetik pushoi se ekzistuari ne 31 dhjetor 1991.24 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, shumë gjermanë kanë ende paragjykimeve për njëri - tjetrin. Pjesa lindore ende ka vend për ndihma, edhe pse shumë dallime janë zhdukur.