Përleshje me sende të forta në Laç, 2 të plagosur, mes tyre dhe polici bashkiak i Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2013, 19:16
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes tre personash në lagjen numër 5 në Laç. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy të plagosurit, mes tyre një polic i Bashkisë së Tiranës janë konfliktuar me shtetasin Bashkim Lika, duke u goditur me sende të forta midis tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.