Opozita çon në Kushtetuese aktin normativ. Halimi: Kërkojmë të shpallet si antikushtetues
Opozita dërgon në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për shtyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.Opozita kërkon shpalljen si të papajtueshëm me kushtetutën të aktit normativ numër 5 datë 30.09 2013 të këshillit të ministrave për disa ndryshime në ligjin numër 153/2013 për nëpunësin civilKërkesa e cila është firmosur nga 1/5 e deputetëve të opozitës është dorëzuar nga ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi i cili ka theksuar se opozita kërkon shpalljen si antikushtetues të aktit normativ si dhe pezullimin e menjëhershëm të efekteve të tij."Dorëzuam kërkesën për ta shpallur ai antikushtetues aktin normativ të qeverisë që e bëri zero një ligj me shumicë të cilësuar të miratuar në Kuvend. Kërkojmë shpalljen si antikushtetues të këtij akti që kryeministri vendosi në mënyrë flagrante dhe pezullimin e efekteve të tij në mënyrë të menjëhershme. Kushtetuta është shtylla kryesore mbi të cilat bazohet çdo shtet demokratik. Kushtetuta duhet të respektohet nga cilido, parlamenti duhet të respektohet ndryshe ç`kuptim ka që parlamenti merr ligje dhe ato ç`bëhen nga kreministri i vendit" tha Halimi.Kreu I PD-së Lulzim Basha e cilësoi pabesi burracakësh, vendimin e qeverisë për ta shtyrë me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nënpunësit civil.Ai theksoi se është koha që tani të flitet me qytetarët me fakte për mashtrimet elektorale dhe bëmat e kësaj qeverie.