Blair këshillën e parë Ramës: Mbani premtimet e bëni projekte për qytetarët
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Blair ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp, ish-kryeministri britanik Tony Blair është shprehur se sëbashku me qeverinë shqiptare do të punojë për ta çuar Shqipërinë drejt së ardhmes.
"Jam këtu sepse besoj në këtë vend tek ky popull dhe vizioni i progresit që është përcaktuar për të. Ideja e orientimit në BE është mjaft e rëndësishme. Është një perskeptivë mjaft e mirë. Është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi që do të krijoni me vendet e rajonit. Ajo që është e rëndësishme për një qeveri, sidomos në mandatin e saj të parë është që të realizojë ato gjëra që prekin gjërat e përditshme të njerezve n ëkëtë vend. Ajo që donim të bënim është të punojmë së bashku me Bankën Botërore të realizojmë projektin: Të kthejmë vizionin e objektivat në gjëra të prekshme. Sfidë e qeverisë është që gjërat të bëhen. Vizionet për infrastrukturën, energjinë nga vizioni të kthehen në objektiva” tha Blair.Ish kryeministri britani kujtoi se kur kishte ardhur në rajon dhe në Shqipëri një dekadë më parë kishte mjaft konflikte ndërsa sot ai tha se vjen në një rajon që ka perspektivë të ndryshme. Sipas tij një erë të re dhe një Shqipëri që ka hyrë në një rrugëtim ndryshimi.Rama: Blair në shërbimin tonë vullnetarNdërsa kryeministri Rama është shprehur se ish-kryeministri britanik është në shërbimin e qytetarëve në mënyrë vullnetare.
“Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Blair lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të çlirohet dot i vetëm nga një diktaturë. Ne kemi nisur diskutimin me kryeministrin Blair dhe me Bankën Botërore për të përcaktuar prioritetet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata jo thjesht në funksion të asaj që ne si qeveri kemi parashtruar në programin tonë, por edhe në funksion të një bashkërendimi", tha Rama.Kryeministri shqiptar vlerësoi kontributin e Blair, por edhe të ish-presidentit amerikan Bill Clinton për Kosovën, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm, jo vetëm për të rikthimin në vend të një të drejte të mohuar prej dekadash, por edhe për vendosjen e një paqeje dhe stabiliteti në rajon.“Duke parë sot të ringjiste shkallët e kësaj godine nuk mund të mos ndihesha shumë krenar që nga liderishipi i tij jo vetëm që fituam diçka shumë të madhe falë mbështetjes së SHBA e Clinton krah për krah me Blair, por dhe Shqipëria ka fituar një mik të madh”, tha Rama.Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Rama u takua me Blari ku diskutoi për sfidat dhe prioritetet e qeverisë së re.Ndërkohë Tony Blair mbetet një figurë popullore në rajon, për rolin që pati në mbrojtjen e shqiptarëve etnikë në Kosovë, në sajë të planifikimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish Jugosllavinë, në vitin 1999.