Ndryshimet në administratë, Gjermania: Të jenë të argumentuara, jo masive
E ndërsa ligji i nënpunësit civil prishi muajin e mjalitit mes mazhorancës së re dhe opozitës, ndryshimet e pritshme tashmë janë nën lupën e ndërkombëtarëve.Ernst Wolfgang Reichel përgjegjës për vendte e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme gjermane në një intervistë për DW thotë se ajo që pret Berlini është është që ndryshimet në administratën publike të jenë të argumentuara."Administrata publike në Shqipëri ka qenë një problem shumë serioz në të shkuarën. Për shkakun se ka pasur lëvizje masive pas një ndryshimi qeverie, apo pas ndryshimit të një ministri, a një drejtuesi në nivel të caktuar. Nuk po përpiqem të them se nuk duhet të ketë asnjë zëvëndësim. Një gjë e tillë ndodh dhe në Gjermani përshembull, ku ka lëvizje, por këto të kryera në një mënyrë të balancuar. Pa i hyrë detajeve për interpretimin e ligjit të vjetër shqiptar ose ligjit të ri, në fund të fundit, mendoj se duhet të bëhet një diferencim mes lëvizjes së arësyeshme në nivele të larta në administratë, me ndryshimet masive që mund të bëhen si në të kaluarën, kur ndjekës të një partie politike të caktuar zëvëndësohen me ndjekësit e një partie tjetër" ka theksuar ai.I pyetur se çfarë pret gjermania nga qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama, Wolfgang Reichel thotë se në mënyrë të veçantë në përballjen me shqetësimet, si lufta kundër korrupsionit, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar etj. Sa i përket marrjes së statusit kanidat për në BE ai thotë se muaji dhjetor është i mundshëm, por ama jo i garantuar pasi duhen rezultate dhe hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.