PD: Rama jo transparent me emërimet
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë “Rama” se nuk po tregohet transparente me emërimet e drejtusve të disa institucioneve.Në një konferencë për shtyp, deputeti demokrat Gerti Bogdani se mungesa e transparencës ka të bëjë me planin orguzi të kryeministrit Rama për të krijuar një gropë në buxhetin e shtetit.Sipas tij, kjo ka lidhje me krijimin e gropës së evazionit të paralajmëruar nga Rama dhe për këtë qëllim, në këto poste janë zgjedhur pikërisht njerëzit e duhur.“Asnjë fjalë për drejtuesit e agjensive, inspektoriateve? Pse hesht për emërimet e këtyre individëve që kanë marrë në dorë fatet e pasurive publike? Pse publiku nuk ka të drejtë të dijë kush janë ata. Mungesa e transparencës tregon planin orguzi të Ramës për të krijuar gropën qindra miliona eurosh në buxhet" tha Bogdani.