Delvinë, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari, në kërkim autori

Plagosje me armë zjarri në jug të vendit. Mbrëmjen e sotme një 40-vjeçar nga Delvina ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri. I plagosuri është identifikuar si Tore Muzhani, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Sarandës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë forcat e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes, 22-vjeçari Xhuliano Kotolloshi, i cili është shpallur në kërkim. Po sipas policisë, 22-vjeçari rezulton person me precedentë penale pasi vetëm dy vite më parë ai ka plagosur një punonjës të policisë së Delvinës.