Gjermania shqetësim për interkonjeksionin:Të funksionojë shteti ligjor, luftë korrupsionit

Ministri i Energjisë dhe Industrisë , Damian Gjiknuri, priti sot në takim një delegacion gjerman të kryesuar nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale Gjermane për Ekonominë dhe Teknologjinë Ernst Burgbacher dhe ambasadori gjerman në Tiranë Hellmut Hoffmann.Ministri Gjiknuri prezantoi prioritetet e punës së dikasterit që drejton ashtu sikurse problematikat me të cilat ndeshet sektori energjetik dhe industria.Z.Gjiknuri vlerësoi veçanërisht rolin që ka luajtur Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) në projektet e sektorit energjetik ndërsa shprehu angazhimin që të përmbyllet sa më shpejt linja e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.“Në vlerësimin tonë, kjo linjë interkonjeksioni mbetet një prioritet dhe do të bëjmë gjithçka për të realizuar atë duke shfrytëzuar efektet pozitive që sjell për të dyja vendet”, u shpreh Ministri Gjiknuri.Në këtë linjë, Ministri shprehu dëshirën që Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe kompani të tjera gjermane të angazhohen përmes projekteve në sistemin energjetik shqiptar.Z.Gjiknuri insistoi se shteti ligjor është rruga më e mirë për të krijuar besueshmërinë, garancitë dhe kushtet e përshtatshme për investitorët e huaj, përfshirë edhe ata gjermanë.“Personalisht do të bëj gjithçka për të siguruar transparencën dhe për të nxitur investitorët e huaj që të vijnë të jenë pjesë e projekteve në energjetike dhe industri”, garantoi Ministri.Sakaq, Burgbacher vlerësoi se shteti ligjor mbetet me rëndësi themelore. Sipas tij, investitori duhet që të jetë i garantuar dhe se kjo sigurohet përmes një shteti të fortë ligjor dhe lufte ndaj korrupsionit.Z.Burgbacher tha se Shqipëria ka një potencial të madh dhe se qeveria e sipërmarrësit gjermanë dëshirojnë që të punojnë sëbashku me qeverinë shqiptare.