Bimët medicionale në panair, për herë të parë ekspozohen në Gjirokastër
Në shumëllojshmërinë e produkteve të ekspozuara në Panairin e Trashëgimisë dhe Artizanatit 2013 në Gjirokastër, për herë të parë janë ekspozuar edhe bimët mjekësore. Kanë qenë rreth 50 produkte të prezantuara nga Noc Bashotaj.Sipas tij pjesëmarrja në këtë panair ka si qëllim njohjen e produkteve bimore vendase dhe mundësinë e tregëtimit të tyre edhe në jug të vendit. Ai thotë se ata janë një kompani e organizuar që përfshin me qindra grumbullues, përpunues, specialistë dhe mjekë.Janë mbi 850 lloje bimësh mjekësore që gjenden ne vendin tonë, por ende në Shqipëri këto bimë mblidhen në gjendje të egër, të rritura në natyrë dhe të mbledhura në menyre te pa organizuar,dhene shumicen e rasteve kryhet nga persona te cilet nxjerin disa te ardhura nga shitja e tyre.Gjirokastra është një ndër vendet që njihet për numrin e madh të bimëve mjekësore, ku më i përhapur është çaji i malit apo sherebela.