Muzeu Kombëtar Onufri, fluks vizitorësh gjatë muajit shtator

Qyteti muze i Beratit ka shënuar një fluks vizitorësh gjatë muajit të kaluar, ku Muzeu Kombëtar “Onufri” mbetet një nga objektet më të vizituara në qytetin e nje mbi nje dritareve.Kane qene mbi 1.500 vizitorë të huaj, te cilet kane vizituar kete Muze gjate muajit te kalur, por numri i tyre mendohet te jete edhe me i larte pasi në të këtë shifër llogariten vetëm vizorët që kan paguar biletat pranë këtij Muzeu.Çdo ditë e më tepër Berati po përfshihet në axhendat turistike të agjensive që përzgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet, ku sipas pergjegjesit te ketij Muzeu, Arjan Prifti, turistet polake jane me te shumtet ne kete periudheVetëm gjate muajit shtator të ardhurat e Muzeut kane shkuar në mbi dy milionë lekë (të vjetra),nderkohe qe pritet qe edhe tetori te shenoje fluks vizitoresh ne kete qytet.