Qëndra sociale në Kukës, ofron kushte më të mira pas rikonstruksionit

Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i Qëndrës së Shërbimeve Sociale në Kukës. Drejtoresha e qendrës, Lirie Gjana, thotë se nga fondet e Bashkise eshte bere e mundur rehabilitimi i ambjenteve të brëndshme në mure, pjesët hidro-sanitare si dhe rregullimi i oborrit te qendres. Sipas Gjanes tashme qendra ka me shume komoditet për shfrytëzuesit e saj dhe të komunitetit në pëgjithësi.Qëndra e Shërbimeve Sociale është hapur në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë funksionon falë mbështetjes financiare të Bashkisë, pasi Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale prej vitesh nuk ka akorduar asnjë vlerë monetare për funksionimin e saj. Kjo qendër ofron shërbime ditore për moshën e tretë ,fëmijët me aftësi të kufizuara dhe gratë me probleme.