Tiranë, hidhet nga kati i katërt i Senatoriumit një pacient, në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2013, 17:50
Një pacient është hedhur nga kati i tretë i Senatoriumit në kryeqytet, duke mbetur i plagosur. Nuk dihen ende nëse hedhja e pacientit ka qenë aksidentale apo e qëllimshme. 57-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar më urgjencë drejt spitalit, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet tejet e rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë të cilat kanë nisur hëetimet për zbardhjen e rrethanave të hedhjes së pacientit.