Dy aksidente në Mat e Kukës, makinat bien në greminë, 1 i vdekur, 5 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Mat. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në fshatin Bejn të Matit, ku makina tip “Fuoristradë” ka përfunduar 40 m në greminë.Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje ka ardhur helikopteri, që ka çuar drejt spitalit ushtarak një prej të plagosurve, përkatësisht shtetasin Haxhi Hasa, por nuk ka mundur të marrë të plagosurin tjetër Halit Bala, duke saktësuar se do të kthehej sërish.Pas 40 minutash pritje në autoambulancë pranë stadiumit, është njoftuar nga Spitali Ushtarak se helikopteri është dërguar në një tjetër ngjarje të rëndë në Gjirokastër. Pas njoftimit, i plagosuri është dërguar në spitalin e Burrelit, por gjendja e tij e rënduar ka detyruar mjekët ta nisin me autoambulancë drejt Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.Ndërkaq i plagosuri tretë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, po mjekohet në spitalin rajonal të Burrelit dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.Në vendngjarje kanë mberritur forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Nga hetimet paraprake, policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e carjes së gomës së parë të automjetit, çfarë ka çuar në humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit dhe përfundimi në greminë.Ndërkohë në orët e mbrëmjes një tjetër makinë ka përfunduar në humnerë e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xhaferaj të Kukësit, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Muhedin Allaraj, Ylber Allaraj dhe Ramdan Mema, të cilët ndodhen në Spitalin e Kukësit ku po marrin ndihmën mjekësore.Sipas mjekëve, Muhedin Allaraj është në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa dy personat e tjerë të lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit.