Fëmijët rom pa arsim, familjarët: Nuk kemi mundësi ekonomike
Kur kane kaluar me shume se dy jave nga fillimi i vitit shkollor, pjesa derrmuese e femijeve rom dhe egjiptiane ne qytetin e Korçes vijojne te shkojne ne shkolle pa libra, ose me tekste te vjetra nga viti i kaluar te cilat jane ne shumicen e raste jane te keqperdorur.Pavaresisht se deshira e prinderve apo femijeve eshte e madhe per tu arsimuar si gjithe bashkemoshataret e tyre, gjendja e keqe financiare nuk i lejon keto familje qe tu plotesojne femijeve kerkesat me minimale.Nga ana tjeter pergjegjesi i kurrikules dhe cilesise prane Drejtorise Arsimore Korçe, Nikolin Germenji, shprehet se ka ardhur nje udhezim nga ana e Ministrise se Arsimit dhe po behen gati dokumentat per terheqjen e ketyre.Rasti i mungese se teksteve shkollore per femijet rom dhe zhvillimi i mesimit pa libra nuk eshte hera e pare qe ndodh ne qytetin e Korçes, edhe pse nje pjese e tyre perfitojne nga shoqatat e ndryshme apo edhe nga finacimet e Bashkise se ketij qyteti.