Kukës, masa ndaj bizneseve debitore, Kryebashkiaku paralajmëron “dorë të hekurt”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2013, 17:33
Mbi 300 biznese në qytetin e Kukësit nuk shlyejnë detyrimet e tyre ndaj pushtetit lokal. Një gjë e tillë ka ndikuar negativisht në të ardhurat e Bashkisë.Të gjendur përballë këtij fakti, Bashkia ka filluar të ndërmarë hapa konkretë ndaj bizneseve debitore. Kreu i Bashkisë ka deklaruar se do të shkohet akoma më tej, duke sekuestruar pasuritë që këto biznese disponojnë.Në muajin shkurt të këtij viti kryebashkiaku Hasan Halilaj është shprehur se një ndër problemet kryesore që Bashkia do ta ketë prioritet edhe për vitin 2013 është vjelja e debidorëve.Për vitin 2012 niveli i të ardhurave në bashkinë Kukës nga taksat vendore ka qenë në masën 69%, ose e shprehur në shifra rreth 52 milionë lekë.