Shkrumbohet automjeti i biznesmenit, policia: Zjarri ka qenë i qëllimshëm

Nje automjet luksoz eshte shkrumbuar nga flaket gjate oreve te para te mengjesit te sotem ne qytetin e Elbasanit.Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Drejtorise se Tatimeve, ku rreth ores 4:00 te mengjesit u perfshi nga flaket automjeti me targa AA 797 EI.Forca te zjarrefikeses dhe policise shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes, ku u punua per fikjen dhe neutarlizimin e zjarrit, duke evituar rrezikun per automjetet e tjera te parkuara aty prane.Nga hetimet e deritanishme jane ngritur disa pista dyshimi ne te cilat policia po heton. Policia e Elbasanit ben me dije se automjeti luksoz i perket biznesmenit te konfindustrise, ELis Baushi, dhe sipas uniformave blu zjarri ka qene i qellimshem.