Kapen klandestinë në Shkodër, devijon rruga e trafikut të emigrantëve
Kane mundur t’i shpetojne kontrolleve te policise ne jug te vendit, por jane bllokuar nga efektive te policise kufitare të Hanit të Hotit ne Shkoder. Behet fjale per 16 persona me origjine nga vendet e treta, kryesisht Sudan, Somali e Afrike, te cilet jane bllokuar nga sherbimet e pikes kufitare veriore ne perpjekje te per te kaluar ilegalisht kufirin drejt shteteve europiane.Tashme, itinerari i ketyre klandestineve eshte bere i njohur, pasi policia Gjirokaster ka mundur te zbardhe menyren se si keta klandestine hyne dhe dalin nga kufijte e Shqiperise. Behet fjale per nje trafik qe zanafilla nis prej vendeve te tyre, per te mberritur ne Greqi, e duke kaluar nepermjet pikes kufitare Kakavije ne Shqiperi, ku destinacion perfundimtar kane veriun e vendit i cili eshte edhe ura perfundimtare per te kaluar ne Europe.Trafikimi i ketyre klandestineve po vazhdon per mese 4 muaj ne territorin e Shqiperise dhe pavaresisht aksioneve te shumta ne jug te vendit ,duket se grupe te veçanta po mberrijne ne destinacionet e tyre duke kaluar postoblloqe te shumta policie te cilat ndodhen ne çdo qytet pergjate itinerarit Gjirokaster-Shkoder, ose ndyshe jug-veri.Sipas informacioneve te deritanishme,numri i klandestineve te ndaluar te pakten nga policia e qarkut Gjirokaster shkon rreth 1000 persona, nderkohe qe klandestinet qe u ndaluan nga forcat e policise kufitare te Hanit te Hotit do te kthehen mbrapsht.