Basha: Rama po destabilizon vendin, ligji i nënpunësit është i zbatueshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama lidhur me ligjin për nënpunësin civil, duke e akuzuar se gënjeur shqiptarët në të gjithë pretendimet e ngritura mbi këtë ligj. Sipas zotit Basha nuk bëhet fjalë për pazbatueshmëri të ligjit për nënpunësin civil, pasi ligji i votuar me unanimet thotë se aktet nënligjore do bëhen 3 muaj pasi të hyjë në fuqi. Lidhur me këtë çështje ai përgenjështroi edhe deklaratën e Kryeministrit se ka kërkuar konsensusin e opozitës për shtyrjen e ligjit në fuqi përtej 1 tetorit, sikundër pretendimin se është sugjerim i partnerëve ndërkombëtarë.“Pikë së pari konstatojmë 3 gënjeshtra në një fjalë. Gënjen kur thotë ligji është i pazbatueshëm. Ligji i votuar me unanimet, thotë se aktet nënligjore do bëhen 3 muaj pasi të hyjë në fuqi, dmth Kryeministri ka 3 muaj kohë për të realizuar aktet nënligjore, pasi ligji hy në fuqi me 1 tetor.Pra në mos qoftë keqkuptim është gënjeshtër e pastër. Gënjen kur thotë se ka kërkuar konsensusin e opozitës dhe PD, asnjë akt nuk kemi pasur deri më sot për të kuptuar se cfarë pengon zotin Rama të zbatojë ligjin. Gënjen kur thotë se është sugjerimi i partnereve se është ai që e ka kërkuar në mënyrë tinzare nëpërkëmbjen kriterin e BE”, u shpreh Basha.Sipas Bashës zbatueshmërinë e ligjeve e përcaktojnë gjykatat, ndërsa Kryeministri, ministrat dhe qytetarët, kanë për detyrë ti zbatojnë ato.“Ligjet nuk janë që të gjykojë kryeministri  janë apo s’janë të zbatueshme, ligjet nuk janë që të gjykojë qytetarët janë apo s’janë të zbatueshme. Janë apo s’janë të zbatueshme ligjet e vendosin gjykatat e vendit, kryeministri, ministrat, drejtorët dhe çdo qytetarë ka për detyrim ta zbatojnë ligjin dhe jo të venë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi.  Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga ky hap që ka një dhe vetëm një motiv spastrimin e administratës publike me mjete të jashtëligjshme. Ligji hynë në fuqi me 1 tetor, është një ligj i miratuar me unanimitet, i hartuar me ekspertizën më të mirë vendas dhe të Bashkimit Europian dhe kryeministri e ka për detyrim ta zbatojë e jo të vëre në pikëpyetje zabtueshmërinë e tij. Çdo hap tjetër e vë në pikëpyetje legjitimitetin e një kryeministri që vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e Kushtetues dhe ligjeve të vendit” - u shpreh BashaKëto deklarata Basha i bëri gjatë nisjes së punimeve për rikualifikimin urban në Njësinë Nr.7 në Tiranë, ku ndër të tjera tha se pret që Kryeministri, Edi Rama të mbajë premtimin e dhënë për legalizimin falas të banesave dhe kthimin e parave qytetarëve që kanë paguar për to.Prononcimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha: Konstatojmë tre gënjeshtra në një fjalë të zotit kryeministër. Gënjen kur thotë se ligji është i pazbatueshëm sepse aktet normative nuk janë hartuar. Ligji i miratuar me unanimitet në sallën e Kuvendit me 30 maj thotë që aktet nënligjore do të bëhen tre muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi. Ligji hyn në fuqi me 1 tetor dhe zoti kryeministër ka tre muaj kohë për të bërë aktet nënligjore. Pra në mos qoftë një keqkuptim apo keqkëshillim është një gënjeshtër e pastër.Së dyti gënjen kur thotë se ka kërkuar konsensusin e opozitës aq më pak të Partisë Demokratike. Asnjë akt nuk kemi pasur deri sot për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë dhe se çfarë e pengon zotin Rama të zbatojë ligjin, të cilin e ka detyrim ta zbatojë.Së treti gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnerëve,  kur në fakt është mësuar së është ai që ka kërkuar në mënyrë jo transparente , tinzare në dhoma të errëta dhe për qëllime të errta përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit të 30 majit , konsensusit të tre ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Këto janë tre gënjeshtra.Tani të merremi pak me një koncept shumë të rëndësishëm që çdo qytetar e ka të qartë por mesa duket kryeministri i vendit s’e ka të qartë: Ligjet nuk jane që të gjykojë kryeministri janë apo s’janë të zbatueshme. Kryeministri, ministrat, drejtorët dhe çdo qytetar e kanë per detyrë ta zbatojnë ligjin, dhe jo të venë në pikëpyetje zbatueshmërinë e ligjit. Vënia në pikëpyetje e zbatueshmërisë së ligjit është një akt destabilizues jo vetëm për administratën, por për vendin në tërësi.Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga ky hap që ka një dhe vetëm një motiv: spastrimin e administratës publike me mjete të jashtëligjshme. Ligji hyn në fuqi më 1 tetor. Është një ligj i miratuar me unanimitet, i hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të Bashkimit Europian dhe kryeministri e ka për detyrim ta zbatojë e jo të verë në pikëpyetje zbatueshmërinë e tij.Çdo hap tjetër e vë në pikëpyetje legjitimitetin e një kryeministri që vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.