Morën peng biznesmenin kosovar, gjykata burg pa afat për 3 rrëmbyesit
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg tre personat që mbajtën peng një sipërmarrës kosovar.Në seancën gjyqësore të mbajtur paraditen e sotme, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për tre rrëmbyesit, Ardian Muja, Shkëlzen Duraku dhe Lumir Dashi, të tre nga qyteti i Kukësit të cilët mbajtën peng shtetasin kosovar Flamur Curri.Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në qytetin verior, ku tre pengmarrësit kërkuan 6 mijë euro në këmbim të lirimit të pengut të tyre.3 autorët e kësaj ngjarjeje mbajtën peng sipërmarrësin kosovar, Flamur Curri, në një lokal në Shtiqën të Kukësit.Në momentin që pritej që familjarët e biznesmenit të dorëzonin shumën e parave të kërkuara nga pengamrrësit kanë ndërhyrë forcat RENEA, duke liruar pengun dhe vënë në pranga 3 pengmarrësit.