Skandali me anijet e skrapit në Durrës,në pranga pronari i anijes dhe rimorkiatorit

Goditja ndaj skandalit te çmontimit te anijeve dhe shitjes se tyre per skrap denoncuar nga Ora News ka vijuar mbreme vone me arrestimin e dy personave.Policia e Durrësit vuri në pranga shtetasin Eduard Kulla 47 vjeç banues ne qytetin bregdetar, pronar i anijes "Tabakosky", e cila vinte nga Mali i Zi dhe ishte ishte ankoruar në portin më të madh në vend.Gjithashtu mësohet se është ndaluar edhe kapiteni i rimorkiatorit "Aleksi 1", Emiljano Gjepali 34 vjeç, që ka ankoruar anijen "Tabakosky" në Portin e Durrësit. Të dy këta shtetas akuzohen për veprën penale "kontrabandë me mallra të tjera".Mësohet se Anija "Tabakosky" është ankoruar dje në mesditë në portin e Durrësit, duke përdorur ndihmën e rimorkiatorit "Aleks 1", pasi Autoriteti Portual nuk i kishte miratuar hyrjen në port. Nga hetimet e kryera nga strukturat e krimit ekonomik e financiar ka rezultuar se për këtë anije nuk janë kryer proçeduarat e zhdoganimit.Denoncimi i skandalit të çmontimit të anijeve për skrap në portin e Durrësit nga emisioni "Alarm", ngriti në këmbë strukturat e shtetit. Me urdhër të Ministrit te Brendshem, Sajmir Tahiri, forca të policisë dhe FNSH zbarkuan dje në port për verifikimin nga afër të situatës. Policia ka bllokuar anijet, duke rrethuar zonën ne nje distance rreth 30-40 metra, per te garantuar nje hetim te plote dhe te hollesishem te çeshtjes ne fjale.Ne kuader te ketij operacioni ne Durres ishte i pranishem edhe Drejtori i Institutit Bërthamor per te drejtuar proçesin e analizave te anijeve që po kthehen në skrap, pasi dyshohej që mbetjet kishin përmbajtje radioaktive, por që pas analizave të bëra rezultuan të pastra. I gjithë ky aksion nuk ka kaluar pa masa disiplinore, ku me urdhër të MinistritTahiri është pezulluar nga puna nëndrejtori i policisë së Durrësit, Artan Hasanaj, per moszbatim te urdherit per bllokimin e anijeve, ndërsa ka nisur një hetim edhe ndaj kapitenerisë së portit.Grupi i xhirimit të Ora News ndoqi nga afër të gjithë situatën, ndërkohë që pati dhe nje reagim nga një grup ambientalistësh te cilet i kerkuan kryeministrit Rama të marrë në dorë menjëherë situatën.Hetimet vazhdojne dhe pritet te merren te tjera masa deri ne zbardhjen e plote te kesaj çeshtje.