Korçë, sekuestrohen 200 kg kanabis, në kërkim poseduesit

Një operacion anti-drogë i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë së kufirit Korçë ka bërë të mundur sekuestrimin 200 kg kanabis sativa.Trafikantët pasi konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur në hyrje të Leskovikut, 2 mjetet tip Benz dhe një Wolsvagen, ku kishin ngarkuar drogën dhe janë larguar në drejtim të paditur duke përfituar nga terreni i thepisur.Ndërkaq policia ka nisur hetimet për identifikimin e trafikantëve dhe kapjen e tyre.