Stop dhunës në familje’, “Marubit” i bashkohet edhe kinemaja italiane
Dita e 4 e Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut , vazhdon te surprizoje çdo dite e me shume me filmat dokumentare te realizuar pas vitesh te tera filmimesh, duke sjelle tema sociale nga me te dhimbshmet.Filmi qe spikati ne kete mbremje ishte dokumentari “Una su Tre”, i regjisores italiane Nerina Fiumano, i cili kishte ne qender te tij nje grua qe kishte kaluar nje femijeri te mbushur me dhune per shkak se ishte rritur nga nje baba pijanec, i cili ushtronte dhune mbi te dhe te emen rregullisht.Filmi te çon neper institucionet qe supozohet se duhet te ndihmojne rastet e dhunes ne familje dhe se jane shume te pakta ato femra qe u drejtohen atyre per ndihme.Regjisorja e filmit thote se filmi i saj dokumentar nxjerr ne pah edhe shtremberimet qe pesojne personalitetet e njerëzve te dhunuar ne familjet e tyre.Gjate mbremjes u shfaqen edhe 4 filma te tjere.