Netë yjesh te “Marubi”

Dita e trete e festivalit Nderkombetar te Filmit per te drejtat e njeriut, ka sjelle kete here ne qender te vemendjes emigrimin e jashteligjshem, si nje fenomen qe prek gjithe Evropen, sidomos ate lindore ku perfshihet edhe vendi yne. Filmi qe spikati mbremjen e sotme ishte “Mama Illegal”, i regjisorit Edward Moshitz.Filmi flet per disa gra qe kalojne kufirin e shteteve ku jetojne ne menyre ilegale, per te shkuar ne Austri per nje jete me te mire, dhe detyrohen te perballen me shume peripeci. Ato te gjitha vuajne pasojat e ketij kalimi ilegal, duke vuajtur me kot pasi nese do te kishin mundesi te hynin ne menyre ligjore ne shtetin e shpreses per nje te ardhme me te mire, gjithçka do te mund te evitohej.Pergjate dites se sotme u shfaqen edhe tre filma te tjere dokumentare qe preknin gjithashtu temen e veshtiresive te emigrimit te jashteligjshem.