Ligji për nënpunësin, Strazimiri: Mazhoranca, atentat të qëllimshëm statusit
Ndërsa çdo dështim të vendit drejt avancimit në rrugën drejt BE ia kemi adresuar klasës politike, tashmë shtyrja e marrjes së statusit kandidat do të ketë vetëm një fajtor, kryeministrin Edi Rama. Kështu deklaroi deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili në kundërpërgjigje edhe të arsyetimit të bërë sot nga Ministri për parlamentin, Ilirjan Celibashi, për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të nënpunësit civil, tha se kjo logjikë do të kishte kuptim nëse opozita e djeshme dhe mazhoranca e sotme do ta kishte kërkuar para 30 majit, kohe kur edhe u miratua në parlament.“Është më shumë sesa një mendim i mazhorancës, hapat që janë ndërmarrë për të gjetur konsensusin e ndërkombëtarëve në Tiranë kanë qenë konkretë. Për fat të mirë të vendit nuk kanë gjetur konsensus. Ka qenë një nga tre pikat që mbajti peng Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat për dy vjet. Kjo ësstë një aventurë politike që do dëmtonte në rrënjë proçesin integrues të vendit. Ai që ka guximin të japë një mbrojtje juridike, bën idiotin e dobishëm. Nuk kam pasur kurrë dyshim që kësaj mazhorance nuk i ka interesuar kurrë avancimi në integrimin europian, pasi i ngushton hapësirat për të bërë teka shqiptare. Ndodhet përballë presionit të mijëra militantëve të angazhuar gjatë zgjedhjeve me premtimin e një vendi pune. Logjikimi i Celibashit do kishte kuptim nëse zoti Rama do ta kishte kërkuar para 30 majit, kur vuri një kusht mund të kishte vënë dhe dy, dhe tre. Kjo nuk ndodhi, i vetmi kusht ishte të hynte në fuqi në 1 tetor dhe tani po i dalin ndesh. Sot ligji që kanë miratuar me konsensus na del që paska ca probleme të tjera. E vetmja arsye që unë gjej është spastrimi i administratës, çfarë gjen bllok përpara opozitën dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Në këtë rast klasa politike nuk ka punë, është një individ në këtë klasë që e ka emrin Edi Rama dhe po përpiqet të shkatërrojë integrimin europian të vendit” tha ai.Në një kohë kur konsensusi mazhorancë-opozitë vazhdon të mbetet kyç në proçesin e integrimit, Strazimiri shprehet se me gjithë vullnetin e mire, opozita nuk mund të votojë për të shkatërruar gjithçka që është bërë deri më tani.“Ne e kemi thënë në mënyrë të përsëritur, do kenë votën tonë për cdo gjë që shkon në të mirë të vendit, por jo në dëm të tij. Ligji ka 90 ditë jetë dhe këta duan ta vrasin ditën që hyn në fuqi. Ne nuk mund të lëshojmë pe në këtë drejtim. Përveç operacionit fshesa në administratë, ata po shkojnë drejt krijimit të një oborri nepotik. Rrezikojnë me vetëdije formalizimin e marrjes së statusit në mënyrë që të kenë mundësi të bëjën ca punë të tjera . Këta po i bëjnë një atentat të qëllimshëm statusit kandidat. Shqipëria e merr statusin kandidat, ne nuk do lëmë që kjo mazhorancë të shkatërrojë dicka që është arritur me shumë mund. Deri më sot del që ka një vendosmëri në rënie për të vonuar hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nënpunësit civil” u shpreh ai.Përballë kësaj situate, një rol të rëndësishëm duhet të luajë edhe garanti i marrëveshjes së majit, kryeparlamentari Meta, nënvizoi më tej deputeti demokrat, për vetë qëndrimin që sipas tij ai ka pasur deri më tani në funksioni të realizimit të këtij interesi kombëtar.“Nuk bëhet fjalë për një balancim të situatës, zoti Metadrejton LSI dhe besoj që tek integrimi s’mund të lëshojë pe. Është atentat ndaj datës në dhjetor. Besoj se duhet të ndalin revanshin e tyre kur bëhet fjalë për integrimin e vendit” theksoi Strazimiri.Në vijim të intervistës në RTV Ora News, Strazimiri komentoi edhe debatin në Kuvend për KQZ.“Ajo që quhet dhunë kartoni s’ka lidhje me dhunën ndaj opozitës, por dhunohen interesat e vendit. Ne duhet të bashkëpunojmë në të mirë të interesave të vendit. Ne presim vetëm formalizimin e gjësë, nëse prishja e kësaj kjo quhet dhunim i opozitës ëhstë shumë gabim, është shkatërrim me dashje i ëndrrës europiane të Shqipërisë, në dhjetor është data.Lidhur me KQZ në qëndrimin tonë e thamë, ishte në shkelje të rregullores. Nuk kam dilema në cfarë ata duan të bëjnë, por në rastin konkret seanca u bllokua se kërkuam të kthehemi në rregullore, ishin dy pika të rendit të ditës të shtuara të pakonsultuara mes kryetarit të Kuvendit dhe kryetare të grupeve. Nuk është se me këtë xhest mund të frenonim një skenar që do të mund të ishje i zbatueshëm më vonë. Ne kemi treguar që dimë të bëjmë opozitë të fortë. Tregon kompaktësi. Do jemi një opozitë e fortë aty ku e kërkon e drejta, ligji dhe interesat e vendit”deklaroi deputeti Strazimiri.Në përfundim ai dha një koment edhe lidhur me “betejën” e fotove në fb mes Kryeministrit dhe ish-paraardhësit të tij.“Është një debat që nuk do doja të hyja. Që nga dita që Edi Rama ka hyrë në Kryeministri ka vetëm fotografi, kjo qeveri nuk po punon. Ai po përpiqet të hedhë shashka që të harrohen ca probleme shumë të rëndësishme. Ky vend paska pasur vetëm probleme estetetike, pasi deri tani kjo qeveri s’ka bërë asgjë”përfundoi deputeti i PD.