Gjermania: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele ka deklaruar se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian.Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun serb Ivan Mërkiç, Vestervele theksoi se ai pret që kushtet e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme Ketrin Eshton të ndikojnë në gatishmërinë e qeverisë së re serbe në bashkëpunim të plotë në negociata dhe në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, plotësisht të përmbushen.“Në rrugën evropiane është me rëndësi të normalizohen marrëdhëniet me shtetet fqinje, posaçërisht me Kosovën”, ka thënë Vestervele.Temë e bisedimeve të dy ministrave ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, procesi i mëtejshëm integrimit të Serbisë në BE dhe e ardhmja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.“Ne kemi biseduar për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, për Serbinë e cila ka filluar dialogun politik me përfaqësuesit e Prishtinës. Pata rastin të paraqes se çfarë ka ndodhur deri më tani në atë dialog, cilat janë qëllimet tona dhe çfarë pritet nga kjo”, ka thënë Mërkiç.