Kosova pret lirimin e Haradinajt

Ndërsa në 29 nëntor Gjykata e Hagës do të japë vendimin përfundimtar  për ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, avokati Tomë Gashi  që është pjesë e mbrojtjes së tij thotë se  nuk mund të ketë vendim tjetër përveç lirisë.Edhe qytetarët e Kosovës e presim me padurim lirimin Haradinaj nga gjykata e Hagës, duke thënë se ai njeri i duhet shumë Kosovës.Në ditët e fundit zyrtarë serb kanë bërë presion mb Gjykatën e Hagës, duke theksuar se lirimi i ish kryeministrit kosovar  do të ndikonte në dialogun mes dy  vendeve.Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Haradinaj  dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj janë kthyer në Hagë për shkak të dëshmive shtesë të paraqitura nga dy dëshmitarë.Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por  gjykata vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.