“Luftë” vendore në Vlorë, Gjika: Policia e Shtetit show mediatik
Kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar në lidhje me procedimet dhe ngarkimet penale të ndërmara ditët e fundit nga policia.Në një prononcim për mediat, Gjika ka kritikon policinë se nuk ka publikuar asnjë emër konkret për inspektorët e Bashkisë.“Ditët e fundit policia e Vlorës dhe prokuroria e Vlorës kanë filluar procedimet penale për punonjësit e agjensive ligjzbatuese që kanë lejuar ndërtime të paligjshme në qarkun e Vlorës por pa bërë publik emrat. Unë nuk kam asnjë emër konkret në ngarkim të inspektorëve të bashkisë së Vlorës marë në rrugë institucionale dhe deklaratat e policisë nuk flasin për një emër konkret që evidentoj qoftë gabimet nëse ka gabime në adresë të bashkisë dhe në adresë të inpektoriatit të bashkisë. Policia dhe bashkia e Vlorës nuk janë në sinkron me njëra tjetrën për të evidentuar dhe luftuar këtë fenomen i cili ashtu sikurse në qytete të ndryshme të Shqipërisë edhe në Vlorë është prezent. Më vjen keq që policia e Vlorës po vepron në një mënyrë mediatike se sa ti shërbejë zgjidhjes së këtij problemi dhe këtij fenomeni” theksoi Gjika.Sipas tij Bashkia ka dorëzuar në policinë e Vlorës 185 kallëzime penale për ndërtimet pa leje për 3 mujorëshin e fundit dhe nga këto vetëm një është zbatuar ndërsa 5 janë pezulluar.Gjika ka theksuar më tej se qeveria “Rama” dhe bashkia e Vlorës po kordinojnë punën bashkarisht për të gjitha procedurat për prishjet e ndërtimeve pa leje dhe të godasim këto ndërtime.