Sequi garanton Peleshin: Mbështesim vizionin europian të qeverisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ettore Sequi, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama dhe hapat që Shqipëria duhet të ndjekë për anëtarësim të plotë në BE.Pas një takimi që zhvilloi në Kryeministri me numrin dy të kabinetit Rama, zëvendësministrin Niko Peleshi, Sequi vlerësoi edhe vizionin e qeverisë lidhur me përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim.“Vizioni i qerverisë është një vizion evropian dhe tepër ambicioz dhe shumë modern. Ne qendër të tij është transformimi i i thellë që ofron integrimi në BE. Ne diskutuam dhe reformat që duhen ndjekur më pas. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë të këtij vizioni dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe për zotin zv./kryeministër për te ecur para në këtë drejtim”- tha Sequi.Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Peleshi tha sepër qeverinë e majtë integrimi i vendit në BE mbetet një sfidë.“Kam shprehur qëndrimin se për ne kushtet e anëtarësimit në procesin integrues nuk konsiderohen si kushte, por si sfidë. Suksesi i shoqërisë shqiptare do jetë kur axhenda jonë do përçaset me atë të integrimit evropiane”, theksoi Peleshi.