“Shkrihet” policia rrugore, SHKB largon 88 policë e oficerë
Reforma në policinë rrugore dhe ndryshimi i perceptimit për të është një nga prioritet e Ministrisë së Brendshme. Për këtë arsye ministri Sajmir Tahiri mesditën e së hënës ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtues te policisë rruogore në komisariatin e Tiranës, ku në takim merrte pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.Në këtë takim ndër të tjera u vendos lirimi nga detyre e 80 % të punonjësve të këtij komisariati, 77 efektivave dhe 11 oficerëve të policisë rrugore. Zyrtarisht nga Ministria e Brendshme thuhet se këto lirime nga puna janë pasojë e një hetimi nga drejtoria e inspektimit dhe SHKB. Nga hetimi kanë rezultuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin nga ana e 88 efektiveve.Këta efektivë të larguar nga Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Përveç masave administrative, për 4 oficerë të rolit nivelit drejtues dhe 1 oficer të rolit zbatues janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit pasiv”.Ministri Tahiri gjatë ditës së hënë ka marrë edhe një tjetër vendim, i cili ka të bëjë me anulimin e tenderit për "Shërbim transporti karoatreci, parking, ruajtje automjetesh”. Ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të hollësishëm të proçedurave, ku janë vërejtur shkelje të shumta procedurale, ku për zyrtarët e përfshiri Ministri Tahiri ka urdhëruar proçedim penal.