Sequi: Keni sfida të vështira; Tahiri: Do zhdukim korrupsionin elitar
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka cilësuar si mjaft entuziaste reformat që priten të ndërmerren nga Ministria e brendshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Një një prononcim për mediat pas takimit me ministrin e brendshëm, ambasadori Sequi shprehu mbështetjen ndaj ministrisë së Brendshme, ndërsa theksoi se ministri Tahiri ka një sfidë të madhe përpara.“Falënderoj ministrin per kete takim te shkëlqyer. Më tregoi për një sërë reformash që do të bëjë, janë një sërë reformash që besoj se kanë për ta bërë policinë më efikase në punën e tyre. MB luan një rol kritik për një sërë prioritetesh për integrimin, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Diskutuam edhe një çështje tjetër, bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës mes institucioneve që luajnë rol të rëndësishëm në shtetit ligjor" tha Sequi.Gjithashtu ambasadori Sequi theksoi se ka disktuar me ministrin Tahiri edhe për në sërë projektesh të cilat priten të vihen në zbatim."Në ditët në vijim ne do të lancojmë misionin “PAMECA 4”, shifra e të cilit është 4 milionë euro. Ne do të japim pajisje ministrisë së brendshme por edhe për ndërtimin e pikave kufitare të Hanit të Hotit dhe Morinës si dhe për Renean. Në vijim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ne diskutuam edhe për dy projekte binjakëzimi me një vlerë prej 3 milionë euro” theksoi ambasadori.Tahiri: Bashkëpunim për plotësimin e kushteve të BE-sëNdërsa ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka garantuar ambasadorin se ai dhe institucioni që drejton ka vullnet të plotë dhe angazhim për plotësimin e kushteve për integrimin e vendit në BE, në mënyrë të veçantë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Ministri Tahiri theksoi se do të sigurojë bashkëpunim më të mirë me të gjitha institucionet si dhe me Prokurorinë.“Për sa kohë e vlerësojmë këtë si parakusht në sfidën kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit, e rëndësishme që në rrugën tonë të përbashkët të kemi një bashkëpunim te mire institucional’ tha Tahiri.