Plagosja në Fushë Krujë, policia arreston autorin Emir Xhaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2013, 17:27
Arrestohet autori i plagosjes se nje 60- vjeçari nje dite me pare në Fushë Krujë. Policia e Krujës ka arrestuar Emir Xhajan dhe ka sekuestruar armën, me te cilen eshte kryer krimi. Policia sqaron se ngjarja pasditen e djeshme ndodhi ne nje dyqan celularesh pas nje debati per nje rimbushje telefonike.Sipas dëshmitarëve, shtetasi Gjini ka qenë brenda në dyqan dhe 43-vjeçari Ermir Xhaja ka zbritur nga një makinë tip "BMV", ka hyrë në dyqan dhe ka kërkuar rimbushje telefonike, por nuk dihet se përse situata ka degjeneruar deri në plagosje me armë zjarri. 60-vjeçari Nikoll Gjini ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën