Berisha “rrëzon” qeverinë: Vendimet e para të Ramës, antikushtetuese

Paranoje apo tollovi ekzekutive? Kjo është dilema që shqetëson ish kryeministrin Sali Berisha lidhur me vendimet e marra nga pasardhësi i tij që prej marrjes së detyrës, në dy mbledhjet e realizuara me kabinetin e tij qeveritar. Duke i mbështetur argumentat e tij në ligj dhe Kushtetutë, Berisha thekson se 6 vendimet e KM janë marrë duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin 9000.“Në dy mbledhjet e saj qeveria ka marrë 6 vendime duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin 9000, mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, konkretisht:1. Me vendimin për heqjen e fotos së Presidentit, u dhunua neni 106, pika1.2. Me vendimin për bllokimin e importit të plehrave, u shkel neni 118 i Kushtetutës, pika 1, që stipulon se "Aktet nënligjore, nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve", çka do të thotë, se qeveria nxjerr vendime vetëm bazuar në ligje dhe në zbatim të ligjit dhe se ajo kurrë nuk mund të bllokojë një ligj me vendimin saj, siç bëri Rama.3. Vendimi për caktimin e fondeve për Ministrinë e Energjitikës, dhunon Kushtetutën, nenin 160, pika 1 dhe ligjin e buxhetit, që përcaktojnë se është Parlamenti me ligje dhe jo qeveria ajo, që mund të ndryshojë buxhetin gjatë vitit financiar.Tre vendimet e mbledhjes së mbajtur vetëm 10 minuta pas betimit, janë në shkelje flagrante të ligjit 9000, të neneve 15; 22; 23; 24, përkatësisht për rendin e ditës, për hartimin, për përmbajtjen, për paraqitjen e akteve të mbledhjes së qeverisë.Kështu, që të tre vendimet sipas nenit 116 pika (c) e Kodit të Proçedurës Administrative, janë absolutisht të pavlefshëm. Kësaj i thonë qeveri PARANOJE APO TOLLOVI?” shkruan Berisha.Kritikat e Berishës janë në vazhdën e evidentimit të “gafave” të Kryeministrit të ri Rama. Vetëm dy ditë më parë ish- kryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Rama, teksa ka përcaktuar 6 rekorde të këtij të fundit në 1 javë qeverisje.Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook”, Berisha akuzon Ramën se në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar 3 anëtarë janë nga njëjta familje. Teksa ndalet te kërcënimet ndaj opozitës, heqja e fotos së Presidentit Nishani nga zyrat e shteti si dhe mungesa e transparencës.